Departamenti i Arteve Vizuale

ASEMA Academy i ka ndërtuar programet e saj në mënyrë të atillë që nxënësit të njihen me mësimet themelore të çdo shkolle arti tradicional në një stil të mirëpërcaktuar nga ana metodike. ASEMA Academy bën përkufizimin e duhur, përshtatur moshës dhe mbështetur kjo në dhuntinë e secilit nxënës.

Mësimet përfshijnë teorine e ngjyrave, përbërjen, rrëfimin vizual, vizatimin vëzhgimor, pikturën si dhe ndërtimin në hapësirë tre-dimensionale.

ASEMA Academy siguron mjetet, materialet dhe kushtet e nevojshme për edukimin dhe ushtrimin e nxënësve, duke krijuar një dossier profesional të punes artistike si dhe duke shqyrtuar punën frymëzuese të mjeshtrave te njohur.

Nxënësit mësojnë rreth proceseve të tyre krijuese dhe pështasin teknikat e tyre, duke përdorur një shumëllojshmëri të materialeve dhe metodave si terheqje, baltë, gdhendje, bojëra dhe kolazhe. Nxënësit ushtrojnë teknikat e artistëve të njohur nga e gjithë bota, duke zhvilluar shprehitë artistike, të cilat do i çojnë drejt zbulimit të talentit vetjak dhe individualitetit.

ASEMA Academy i ofron mundësi edhe prindërve që të shikojnë punimet e fëmijeve të tyre, përmes ekspozitave që zhvillohen disa herë në vit gjatë sezonit mësimor. Sugjerimet e prindërve do të ishin ndihmë dhe kënaqësi që ne të përmbushnim sa më më mirë synimet tona, ndaj i nxisim ata të mos ngurrojnë të shprehen, me qëllim që veprimtaria jonë e përbashkët të jetë sa më frytdhënëse.