Departamenti i Baletit

ASEMA Academy është e përkushtuar për të nxitur dashurinë për kërcimin dhe vallëzimin. Ne besojmë se të gjithëve duhet t’u jepet mundësia të njohin koreografinë, të ushtrojnë artin e kërcimit, edhe pse ky aktivitet mund të jetë thjesht për argëtim, për ushtrim apo për të konkurruar. Nxënësit ushtrohen dhe nxiten për të bërë më të mirën e tyre, pa marrë parasysh se në cilin nivel është talenti i tyre në këtë fushë. Ne përpiqemi për të siguruar cilësinë, mësimin profesional në të gjitha disiplinat.

 

Të gjithë mësuesit janë të çertifikuar dhe me përvojë. Ata promovojnë një mjedis pozitiv, dhe entuziast të të mësuarit.