DEPARTAMENTI i MUZIKES

ASEMA Academy synon të sjellë fuqinë e muzikës për të gjitha grupmoshat, klasifikuar sipas aftësive të tyre, në programe e nivele të ndryshëm. Nxënësit e rinj do të fillojnë me një repertor të thjeshtë, të mbushur me argëtim dhe melodi të lehta, të cilat ata mund t’i njohin. Nxënësit dhe studentët testohen paraprakisht, me qëllim që niveli i tij të përshtatet me prirjen dhe aftësinë e shfaqur. Në fund të vitit akademik zhvillohet një koncert studentor, me prani të publikut dhe të jurisë me emra të njohur të muzikës. Kjo juri jep vleresimin e saj për ecurinë muzikore dhe hapat e mëtejshëm.

Studimet e ndryshme kanë vërejtur se aftësitë instrumentale, zhvillimi në teori i muzikës dhe muzika bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për të ndihmuar nxënësit të kryejnë me ndjeshmëri, besim detyrat e tyre edhe në fusha të tjera të dijes. Leximi, shkrimi, të kuptuarit dhe ushtrimi i muzikës është një proces mësimor që duhet të nxitet dhe përkrahet që në moshë të re. Në ASEMA Academy, jemi të përkushtuar për evidentimin, nxitjen dhe zhvillimin e këtyre aftësive drej niveleve dhe standardeve të larta.

Provimet e teorisë së muzikës u ofrojnë nxënësve tanë një hapje dhe mirëkuptim të harmonishëm ndaj muzikës që ata interpretojnë, duke filluar me bazat dhe konceptet, me ritmin, harmoninë, kontrapunktin, si dhe më tej me aftësitë kompozicionale dhe në dirigjim.

Studentët tanë zhvillojnë gjithashtu njohuritë e përgjithshme teorike dhe interpretative mbi kompozitorët më të njohur botërorë e shqiptarë, analizë e komente mbi veprat dhe ndikimet e tyre në artin dhe kulturën e një kombi.

Klasat dhe auditoriumet teorike janë pjesë e projektit metodik të javës dhe synojnë t’i pajisin nxënësit dhe studentën me njohuri dhe dije të gjera.

ASEMA Academy punon me profesionistë të cilët ruajnë pasion për mësimdhënien dhe metodikën moshore. Pedagogët tanë kanë shkallë të çertifikuar në arsimimin muzikor si dhe janë interpretues aktiv në skenat shqiptare dhe ndërkombëtare.

ASEMA Academy ka si pjesë të kurrikulës së vet rryma të ndryshme muzikore, kryesisht Blues, Jazz, Rock, Pop dhe muzikë klasike. Por në ASEMA Academy mësohet edhe muzikë shqiptare, këngë popullore, muzikë e kultivuar dhe vepra të mëdha koncertore e instrumentale. Ky zhvillim multikulturor dhe ndërdisiplinar është fokusi dhe premtimi ynë për të gjithë nxënësit tonë: Të mësojmë muzikë që i ka rezistuar kohës!

  • Kurset që ofron ASEMA Academy janë kurse individuale ose klasa-grup.
  • Klasa individuale: – Piano, Vokal, Violin, Kitarë akustike, Kitarë elektrike, Kitarë bass, Bateri, Perkusion, Kanto, D.J.,Teknologji muzikore;
  • Klasat Grup: –Teori muzikore, Teatër, Fjalë Artistike, Kor;
  • Mosha – 4 vjeç dhe lart.