Vizatim dhe Pikture

Pershkrimi

Ky kurs ju ofron nje kendveshtrim te gjere mbi shumellojshmerine e organizimit te mjeteve shprehese ne art. Me ndihmen e tij ju zbuloni bazen e mundesive shprehese ne vizatim, pikture dhe skicim; ne perdorimin kreativ te lapsit, karbonit, akuarelit dhe temperave. Ju perpunoni nje baze optimale per pune te tjera kreative, qofte kjo ne thellimin e njohurive baze, ne tema te caktuara , ne teknikat e organizimit dhe kompozimit, ne workshop-e si dhe ne reagimin tuaj artistik te pavarur. Ne kete kurs do trajtohen tema te teorise se ngjyrave.

Permbajtja

  • Vizatim i objekteve
  • Prespektive
  • Njohje me teorine e ngjyrave
  • Teknikat baze Akrelik & Akuarel
  • Materialet e Vizatimit & Piktures

Ne kurset ne vazhdim zgjerohen dhe thellohen keto tema:

  • Teori ngjyre
  • Kompozim
  • Pikture ne akrelik (teknika te ndryshme)
  • Pikture ne akuarel
  • Bazat e piktures ne vaj

Qellimi i mesimit
Te njihni teknikat e vizatimit & piktures dhe pershtatja e tyre ne praktike.


 

Vizatim me laps

Pershkrimi

Ne leksionet e vizatimit me laps ju mesoni te perdorni elementet pamore si dhe regullat baze te dizenjimit per te arritur efektet qe deshironi te shprehni ne punen tuaj. Nje vizatim i mire kerkon ne pergjithesi unitet, harmoni dhe integritetin e efekteve te ndryshme pamore. Nga njera ane ai ka nevoje per interesim, peshe kryesore, ndryshim, levizje, ndjenje dhe permbajtje . Ju arrini te njihni bazat e vizatimit, teknikat e zgjeruara te vizatimit me laps dhe gjithashtu do jeni te vetedijshem se çfare eshte e domosdoshme per te vizatuar objekte, forma dhe kompozim sepse “Ai qe organizon pervojen e tij, organizon boten” (Jean Piaget).

Permbajtje

  • Trajtimi i lapsave dhe lapsat me ngjyra
  • Bazat e vizatimit me prespektive dhe hije
  • Elementet pamore dhe regullat baze te dizenjos
  • Stervitje e syrit per peisazh

Qellimi i mesimit

  • Te mesoni bazat e vizatimit
  • Te zoteroni njohuri sa me te gjere te teknikes se vizatimit me laps
  • Te mesoni si te pershtasni bazat themelore te dizenjos
  • Te zhvilloni nje sy te sprovuar per peizazhin dhe figuracionin

 

Pikture ne akrelik

Pershkrimi

Mesohen teknikat perkatese dhe perdorimi i ngjyrave te akrelikut ne marrdhenie me siperfaqen dhe ngjyren. Punohet me temat figurative, abstrakte , natyre te qete dhe peizazh .

Permbajtje

  • Siperfaqe dhe ngjyre
  • Perzierje ngjyrash
  • Percaktim i motivit
  • Kompozim
  • Strukture (pikturim dhe perdorim peneli)

Qellimi i mesimit
Perdorimi i vetedijshem i teknikave te akrilikut per prezantimin figurativ te kuadrove nga nxenesit.


 

Pikture ne akuarel

Pershkrimi

Ju pelqejne ngjyrat intensive dhe transparente? Nese ju pelqen te zbuloni pikturen e akuarelit atehere jeni ketu ne kursin e duhur. Ju mesoni bazen dhe teknikat e piktures ne akuarel, zbuloni shumllojshmerine e tyre dhe ne kurset ne vazhdim hap mbas hapi zhvilloni projektet tuaja kompozicionale.

Permbajtje

Te perparuar ( I )

  • Njohje materialesh
  • Njohje e ngjyrave dhe ushtrime per perzierien e tyre
  • Teknikat baze: Akuarel ne leter te lagur, akuarel me penel te thate, akuarel transparent me mbivendosje
  • Perdorimi i teknikave baze ne marrdhenie me tema si: natyre e qete, peizazh, figura dhe abstragimi
  • Histori arti

Te perparuar ( II )

  • Thellimi i teknikave
  • Zgjerimi i bazave te kompozimit
  • Zhvillimi i shprehive artistike personale
  • Shoqerimi me krijime artistike i temave/ideve personale
  • Histori arti
  • Shikimi i kuadrove dhe shkembim eksperience

Qellimi i mesimit
Te perparuar ( I ): Ju njihni teknikat e ndryshme dhe mundesite kompozicionale ne pikturen e akuarelit dhe mundeni ti perdorni ne baze te detyrave dhe temave qe zgjidhni. Ju ambjentoheni me ligjet e piktures ne akuarel (bazat e mesimit te ngjyrave, skicimin, kompozimin dhe strukturimin e organizuar te kuadrit, perkatesisht ligjet e drites dhe hijes).
Te perparuar ( II ): Ju kompozoni kuadro sipas boceteve tuaja ose nga fotografite. Ju zgjeroni njohurite tuaja ne perdorimin e principeve te kompozimit. Ju zhvilloni gradualisht projektet tuaja (shoqerim individual ne projektin e nje kuadri)