Piano

Duke filluar nga mësimi i parë i pianos, ASEMA Academy ofron një program personal për çdo nxënës e student, bazuar në skemën e aftësive unike të çdokujt, në stilet individuale të të mësuarit dhe në qëllimet metodike dhe muzikore.

Nxënësve dhe studentëve tanë u ofrohen mundësi zgjedhjeje me kohëzgjatje të ndryshme dhe individuale për klasat e tyre javore, bazuar këto në rekomandimin e mësuesve dhe në nevojat personale të secilit.

Nxënësit dhe studentët mund të zgjedhin orë metodike mësimore nga 30-min., 45-min.,dhe 60-min., por edhe klasa individuale javore.
Secila klasë përmban elemente të teorisë së muzikës, teknikë piano, vesh-trajnim muzikor, pamje-lexim muzikor, historimuzike, solo piano në performancëdhe ushtrim në ansambël piano.

Nxënesit tanë të kurseve të pianos njihen me zhanre të ndryshme muzikore, të cilat interpretohen prej tyre, duke u dhënë mundësinë të njohin dhe të ushtrohen në vepra dhe pjesë muzikore të zhanreve dhe rrymave që ata duan, që nga Jazz, muzikë popullore, Blues dhe muzikë klasike.

Ne ofrojmë mundësi të shumta për nxënësit dhe studentët tanë, me qëllim që ata të mësojnë nga ana profesionale, të ushtrohen dhe të aftësohen për të performuar gjatë gjithë vitit, për aktivitete të ndryshme dhe në salla koncertore e në skena artistike.